Gjiganti katalunas duhet t’ia paguajë Paris Saint-Germainit 15 milionë euro për futbollistin gjerman
Barcelona ia ka vënë syrin futbollistit të Paris Saint-Germainit, Julian Draxler.
Dhe, gjiganti katalunas e ka të qartë se sa para duhet t’i paguajë për ta bërë të vetin mesfushorin ofanziv.
Mediumi “El Nacional” zbulon se PSG-ja do të pajtohej për ta shitur përfaqësuesin gjerman për 15 milionë euro, përcjell “Gazeta Express”.
Gjiganti francez nuk do ta pengonte Draxlerin nëse ai dëshiron të largohet.
Dhe, ky çmim do të ishte i përballueshëm për gjigantin katalunas.
Andaj, 28 vjeçari mund ta kalojë pjesën e dytë të sezonit në “Camp Nou”.
Ish-futbollisti i Wolfsburgut është pjesë e PSG-së që nga viti 2017. /Gazeta Express/


