Banorët janë duke zhvilluar emisione brenda shtëpisë së BBV-së.
Përveq emisioneve të tyre ata sot janë lidhur direkt edhe me njërin nga programet e Top Channelit, shkruan lajmi.net.
Ata kanë prezantuar ‘Wake-up’ ku të ftuar kishin opinionistin e Big Brother VIP, Arbër Hajdarin.
Einxheli dhe Donaldi në rolin e moderatorit i parashtruan shumë pyetje Arbërit i cili nuk hezitoi të ju përgjigjet.
Ata e pyetën për fondacionin e tij e quajtur ‘Fundjavë ndryshe’, përtej kësaj ata pyetën edhe për jetën e tij private.
Arbër Hajdar gjithashtu rrëfeu për fillimin e karrierës së tij e cila nuk ka qenë edhe aq e lehtë.
Banorët kanë improvizuar emisionet e tyre të ndryshme, ku janë argëtuar pafund./Lajmi.net/


