Chelsea me një këmbë në finale

PUBLIKUAR

Chelsea e ka mundur Tottenhamin në sfidën e parë të Carabao Cup dhe është me një këmbë në finale.

Blutë kanë arritur të triumfojnë 2-0 në takimin e parë të zhvilluar në Stamford Bridge.

Të dy golat u shënuan në pjesën e parë.

Takimi nisi me gol pasi Kai Havertz realizoi për 1-0 në minutën e pestë të ndeshjes.

Në minutën e 34’, Davie devijoi topin për ta dërguar atë në portën e tij, dhe për t’ia dhuruar epërsinë e dyfishtë Chelseat, që e ruajti këtë rezultat deri në minutën e fundit të takimit.

Kështu, Chelsea mund të konsiderohet me një këmbë në finale tashmë, pasi rezultati flet në favorin e saj para sfidës së kthimit javën e ardhshme. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...