Ambasada Amerikane kërkon opinion nga kosovarët për vendet që duhet t’i vizitojë ambasadori i ri Jeff Hovenier

PUBLIKUAR

Jeff Hovenier është Ambasadori i ri i SHBA-së, i cili pritet që së shpejti të vijë në Kosovë së bashku me familjen e tij.

Përmes një postimi në Facebook, Ambasada Amerikane në Kosovë ka kërkuar rekomandime nga qytetarët për vendet që duhet t’i vizitojë ambasadori i ri dhe gjithashtu ka kërkuar që të rekomandohen edhe ushqime, aktivitete kulturore e vende të tjera që do të bënte qëndrimin e tij më të këndshëm.

Ndërkaq për t’i bërë muajt e tij të parë në Kosovë më të paharrueshëm, Ambasada Amerikane ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për të rekomanduar vende që ai do të duhet të vizitojë.

“Derisa po presim t’i urojmë mirëseardhje ambasadorit të emëruar, Hovenier dhe familjen e tij në Prishtinë, ne kemi nevojë për ndihmën tuaj që ditët, javët e muajt e tij të parë këtu të jenë të paharrueshme. Cilat vende i rekomandoni për t’i vizituar? Çfarë kuzhine lokale duhet të provojë? Cilat janë aktivitet kulturore që ai duhet të shoh? Cila është gjëja më kosovare që ai thjesht nuk duhet të humbasë?”, thuhet në postimin e Ambasades.

SHIKO MË SHUMË

Familja e Arlinda Zekajt i bashkohet protestës në Prishtinë

Familjarët e Arlinda Zekajt i janë bashkuar par a pak çastesh protestës që ka...

Protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt – Rrëzohen kontejnerët e mbeturinave

Në Prishtinë, ka nisur protesta pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protesta, është organizuar nga Kolektivi...

Thyhen rampat tek hyrja e Ministrisë së Drejtësisë, protestuesit futen brenda oborrit dhe kërkojnë dorëheqjen e Gërvallës

Protestuesit kanë thyer rampat në hyrje të Ministrisë së Drejtësisë. Pas kësaj, ata kanë hyrë...