Zyrtare: Llapi transferon një sulmues

PUBLIKUAR

Llapi e ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit, Ismet Hamdi.

Klubi e konfirmoi këtë nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”.

Skuadra jonë është përforcuar me sulmuesin e krahut, 19-vjeçarin nga Gjilani, Ismet Hamdi. Hamdi është prodhim i ekipit të Gjilanit, pjesë e të cilëve ishte deri në ekipin e seniorëve dhe më pas ishte i huazuar për 6 muaj te Vitia. Ai ka shkëlqyer me paraqitje për ekipin e juniorëve të Gjilanit duke arritur shifrën e 10 golave dhe 20 asistimeve”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Llapit.

Hamdi ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin, ndërsa e ka mundësinë e vazhdimit edhe për një vit tjetër. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...