Reagimi i Presidencës pasi SHBA e shpalli ‘non grata’ Dodikun

PUBLIKUAR

Blerim Vela, shef i stafit në kabinetin e presidentes, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vendosjes se sanksioneve të reja amerikane ndaj Milorad Dodikut.

Ai në një postim në Twitter ka shkruar se Dodiku së bashku me dy figurat famëkeqe të veriut të Kosovës Veselinoviçi dhe Radoiçiqi janë lidhja kriminale e “Botës serbe”

“Shtetet e Bashkuara njoftuan sanksione të reja që targetojnë Milorad Dodik për aktivitetin e tij destabilizues dhe korruptiv në Bosnje. Dodik, Veselinoviç dhe Radoiçiq janë lidhja kriminale e ideologjisë politike të “botës serbe” që promovohet nga regjimi i Serbisë”, shkruan ai në Twitter.

SHIKO MË SHUMË

Pas certifikimit të rezultateve, partive u bëhet thirrje të mos humbin kohë për formimin e institucioneve

Është ky vendimi që u mor këtë të mërkurë. E me certifikimin e rezultatit zgjedhor,...

Mot pjesërisht i vranët – Kështu pritet të jenë temperaturat gjatë ditës së sotme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme pritet të mbaj...

Kapen rreth 30 mijë euro të padeklaruara në Han të Elezit

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë zbuluar mall me karakter komercial dhe 29 mijë...