Cassano në spital, Covidi ia përkeqëson gjendjen shëndetësore

PUBLIKUAR

Ish-sulmuesi i Italisë Antonio Cassano është shtrirë në spital për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore pas infektimit me koronavirus.

39-vjeçari u pensionua në vitin 2018 pas 400 paraqitjeve dhe 112 golave në Serie A, raporton Gazeta Express.

Bashkëshortja e tij, Carolina Marcialis, kishte konfirmuar në rrjetet sociale se Cassano kishte dalë pozitiv në testin për Covid-19 gjatë festës së Krishtlindjes dhe se ishte izoluar në shtëpinë e vet.

Javë më parë u raportua se Cassano nuk ishte vaksinuar kundër virusit, por Marcialisi njoftoi në Instagram se ai i kishte marrë të dy dozat e para, por jo edhe dozën përforcuese.

Sipas mediave italiane, gjendja shëndetësore e ish-sulmuesit të Romës, Real Madridit dhe Interit u përkeqësua në dy ditët e fundit dhe se tani ai ndodhet në një spital në Genoa.

“Antonio është në spital dhe është mirë”, shkroi Marcialisi./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...