Sabri Kiçmari nis punën si ambasador i Kosovës në Japoni

PUBLIKUAR

Sabri Kiçmari ka arritur në Tokio të Japonisë për të filluar punën e tij si ambasador i Kosovës në këtë shtet raporton Gazeta Express.

I ngarkuari me punë në ambasadën e Kosovës në Tokio, Arber Mehmeti i ka uruar mirëseardhje Kiçmarit në ambasadë.

“Mirëseardhje dhe punë të mbarë Ambasador Prof.Ass.Dr. Sabri Kiçmari”, ka shkruar Mehmeti.

Kiçmari më herët ka qenë ambasador i Kosovës në Austri dhe Australi. Ai ka mbajtur postin e drejtorit të Akademisë Diplomatike të Kosovës në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

SHIKO MË SHUMË

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...

Djali i Jakup Krasniqit e viziton atë në Hagë: Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot e ka...

Pritjet në kufi, gjendja sot nëpër pikat kufitare të Kosovës

Pikat kufitare të Kosovës paraqiten pa fluks mëngjesin e sotëm, pa kolona të automjeteve...