Ballkani e zyrtarizon trajnerin Daja

PUBLIKUAR

Ballkani është bërë me trajner të ri.

Klubi nga Suhareka në fakt e ka zyrtarizuar sot trajnerin shqiptar, Ilir Daja.

Ai do ta pasojë të larguarin e para disa javësh, Bekim Isufi.

Daja është trajner i njohur në Shqipëri dhe së fundmi ishte trajner i Partizanit, shkruan “Gazeta Express”.

Ndihmës i tij tek ekipi “Portokalli” do të jetë Artim Pollozhani.

Ballkani e mbylli pjesën e parë të sezonit në pozitën e tretë me 33 pikë, vetëm dy më pak se lideri, Gjilani.

Therandasit synojnë ta kenë një sezon të suksesshëm dhe synim i tyre është ta fitojnë titullin e kampionit dhe të luajnë në Evropë.

Në vitet e fundit, ky ekip ishte prej më të fortëve në ligën elitare të futbollit kosovar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...