Kush e futi idenë e ndarjes së Kosovës? Kraja: Dihet mirë, aty u ndalën njohjet

PUBLIKUAR

Kryetari i Akandemisë së Shkencave dhe Arteve, Mehmet Kraja thotë se Kosova nuk mbajti qëndrim të qartë për pavarësi në dialogun me Serbinë, duke e futur opsionin e ndarjes, shkruan Gazeta Express.

Kryeakademiku thotë se Kosova i ka fajet vetë që, sipas tij, rrëshqiti duke i bërë koncesione Serbisë pothuajse në çdo marrëveshje të arritur deri më tash.

Po. Ka fajet e veta Kosova. Sepse nxori opsionin e ndarjes së Kosovës atëherë kur nuk duhej. Pra, nuk mbajti qëndrim të qartë që pavarësi dhe asnjë gjë më pak se kaq, por futi opsionin e ndarjes. Opsioni i ndarjes e ktheu çështjen në fillim”, tha Kraja në RTK.

Kur u pyet nga gazetari se kush e futi opsionin e ndarjes, Kraja tha: “Unë e tij jo, sigurisht. Ti e di shumë mirë se kush e futi. E futën ata që shkonin në Bruksel orë e çast dhe ata që kishin kontakte me bashkësinë ndërkombëtare.”

Kjo nuk është konfirmuar thotë Kraja, por shton se “s’kishte nevojë të konfirmohej”.

“Kjo është dredhi e vjetër e punëve tona”, thotë ai.

“Unë nuk dua të hyj në detaje dhe nuk më intereson ajo. S’jam këtu për t’ia bërë gjyqin askujt, por ideja për ndarjen e Kosovës e ktheu problemin në fillim. Hapi tema të cilat realisht do të duhej të ishin të mbyllura me Konferencën e Vjenës”, theksoi Kraja.

Sipas tij, njohjen e Kosovës u ndalën pikërisht pasi në tavolinën e bisedimeve u vu tema për ndryshimin e kufijve.

“Nuk është që e kullandërisën njerëzit tanë. Ajo u kullandëris dhe u zi në kuzhinat e Serbisë dhe të vendeve tjera, por ne e morëm për arsyet që ne i dimë apo jo”, tha Kraja.

SHIKO MË SHUMË

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë...

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...

Djali i Jakup Krasniqit e viziton atë në Hagë: Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot e ka...