Capello bën thirrje që lojtarët e pavaksinuar të ndëshkohen me ulje page

PUBLIKUAR

Ish-trajneri i njohur italian, Fabio Capello, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” është shprehur kundër lojtarëve të cilët nuk janë të vaksinuar.

Ish-trajneri i Romës, Milanit dhe Juventusit, refuzimin e vaksinës e quan një akt egoizmi, por jo vetëm kaq, ai kërkon për çdo lojtarë të pavaksinuar ulje të pagës.

“Refuzimi i vaksinës është një akt egoizmi. Nëse policia detyrohet të vaksinohet, nuk e kuptoj pse i njëjti rregull nuk mund të zbatohet për lojtarët. Kushdo që nuk dëshiron të vaksinohet, dëmton kompaninë dhe, për rrjedhojë, duhet të ndëshkohet me uljen e pagave”, ka theksuar Capello.

Të gjithë futbollistët që luajnë në Itali do të duhet të kenë “Green Pass” për të marrë pjesë në të gjitha garat zyrtare italiane, sepse Italia është vendi më i prekur nga Covid-19, si dhe ka një numër të lartë të infektuarish edhe futbollistë dhe pjesëtarë të stafeve.

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...