Përparim Rama: Ka energji pozitive për të zgjedhur kryesuesin, jemi përafruar me të gjithë

PUBLIKUAR

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se i ka ftuar të gjitha partitë për të qeverisur me kryeqytetin, raporton Express

I pyetur rreth koalicionit me Partinë Demokratike të Kosovës, Rama ka deklaruar se kjo çështje është në proces.

I kam ftuar të gjithë të bashkëqeverisim dhe jemi në proces. Jemi në proces dhe do ta merrni vesh shumë shpejt”, ka thënë ai ndërsa i pyetur për bashkëpunimin me PDK-në, ka shtuar se “jemi të përafruar me të gjithë”.

Rama ka deklaruar se ka energji pozitive rreth zgjedhjes së kryesuesit të Kuvendit Komunal.

“Është energji pozitive, e mirë, e marrëveshjes. Ta krijojmë shumicën për të mirën e qytetarëve. T’i ndajmë përgjegjësitë për të mirën e qytetarëve të Prishtinës. T’i shtyjmë proceset përpara”, ka deklaruar Rama për KTV’në.

SHIKO MË SHUMË

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik

Vidhet kasaforta e xhamisë në Kaçanik, policia jep detaje Persona të panjohur dyshohet se kanë...

Mbyllen edhe dy biznese të kriptovalutave dhe këmbimoreve, IQMT vazhdon aksionin në gjithë Kosovën

Dy biznese që ushtrojnë veprimtari në fushën e kriptovalutave dhe këmbimoreve janë mbyllur gjatë...

Djali i Jakup Krasniqit e viziton atë në Hagë: Kanë mbetur edhe pak javë deri te vendimi përfundimtar

Altin Krasniqi, djali i ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, sot e ka...