Sheila Haxhiraj dhe Kledi Hysa janë dy ish banorët e BIg Brother Vip.
Ndonëse nuk e prisnin që eksperienca e tyre të zgjasë aq shkurt por ja që publiku i nxori jashtë, shkruan lajmi.net.
Ani pse brenda shtëpisë nuk kishin dhënë asnjë sinjal se ka një pëlqim mes tyre, javë më parë është publikuar një video ku dyshja përqafoheshin e ledhatoheshin me njëri-tjetrin.
Së fundmi Sheila ka hapur një pyetësor në instagram ku nuk shpëtoi pa u pyetur për lidhjen e saj me Kledin.
Video Player
00:00
00:15
Ajo tregoi se kafen e parë e ka pirë me të duke nisë bashkë vitin 2022 ani pse detaje tjera nuk ka dhënë.
Se kur do dalin bashkë publikisht për ta pranuar lidhjen kjo mbetet për tu parë./Lajmi.net/



