Juve s’dëshiron ta lërë të largohet Moratan

PUBLIKUAR

Trajneri Massimiliano Allegri është i vendosur ta mbajë sulmuesin spanjoll, i cili e do transferimin në Barcelonë

Juventusi e ka ndalur transferimin e Alvaro Moratas në Barcelonë.

Sulmuesi spanjoll është i vendosur për t’u rikthyer në atdhe këtë muaj.

Ai dëshiron t’i bashkohet gjigantit katalunas, me të cilin ka arritur marrëveshje personale.

Mirëpo, portali “Goal.com” njofton se “Bianconeri” nuk janë të bindur për ta shitur ose huazuar lojtarin, përcjell “Gazeta Express”.

Trajneri Massimiliano Allegri ka kërkuar nga drejtuesit e klubit që ta mbajnë ish-futbollistin e Real Madridit, Chelseat e Atletico Madridit.

Por, nëse ndërkohë Juve e gjen pasuesin e tij, atëherë do ta heq dorë nga përfaqësuesi spanjoll.

Morata nuk është i kënaqur me eksperiencën e tij të dytë në Torino. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...