Lukaku dënohet rëndë nga Chelsea për shkak të deklaratave të bëra

PUBLIKUAR

Romelu Lukaku është gjobitur me 500 mijë euro shkaku i një intervistë të dhënë ditë më parë.

Ky është dënimi që klubi londinez ia ka dhënë sulmuesit belg pas deklaratave jo të mira të bëra ndaj tyre.

Tuchel e la Lukakun jashtë skuadrës së Chelseat për përballjen e së dielës me Liverpoolin në Premierligë, pas fjalëve të sulmuesit belg gjatë një interviste të xhiruar javë më parë por që u transmetua të enjten, raporton Gazeta Express.

Lukaku tha në intervistë se nuk ndihej i lumtur me rolin e tij nën udhëheqjen e Tuchel këtë sezon. Ai foli edhe për dëshirën për t’u kthyer në Inter së shpejti, klubin të cilit Chelsea ia pagoi 115 milionë euro për shërbimet e tij.

Por, gjatë mbledhjes së mbajtur dje, Chelsea doli me vendim se nuk do ta shesë apo huazojë sulmuesin belg gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ai dje u rikthye edhe në stërvitjet grupore dhe pritet të grumbullohet në ndeshjen e radhës të Chelseat. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...