Gjesti i Ronaldos mbrëmë që “çmendi” De Gean

PUBLIKUAR

Manchester United mbrëmë pësoi humbje minimale në shtëpi 0:1 ndaj Wolves duke e nisur kështu vitin 2022 me disfatë.

Gjatë pjesës së parë, një veprim i Cristiano Ronaldos irritoi shumë portierin David de Gea, shkruan Gazeta Express.

Në minutën e 35-të në hyrje të zonës së rreptësisë, portugezi “asistoi” për kundërshtarët, duke dhuruar kështu mundësinë e artë sulmuesit Raul Jimenez.

Megjithatë, Ujqërit nuk arritën të shënonin dhe De Gea doli nga porta dhe sulmoi ashpër kapitenin të ri, i cili sigurisht nuk ishte mësuar me sjelljen e shokëve të skuadrës ndaj tij.

Ronaldo dikur ishte në shënjestrën e kritikave pasi nuk e ndihmon aspak mbrojtjen dhe këtë herë shkoi një hap më tej duke i krijuar mundësi kundërshtarit.

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...