Djokovic pjesë e Australian Open, thotë se iu lejua pjesëmarrja edhe pa qenë i vaksinuar

PUBLIKUAR

Novak Djokovic ka thënë se do ta mbrojë titullin në Australian Open në fund të këtij muaji, pasi i është pranuar kërkesa mjekësore për të luajtur pa qenë i vaksinuar kundër Covid-19.

Të gjithë lojtarët dhe stafi i turneut janë të detyruar të ofrojnë dëshmi se janë të vaksinuar apo se përbejnë përjashtim mjekësor nga një panel i ekspertëve të pavarur, raporton Gazeta Express.

Djokovic, nëntë herë kampion në Australian Open, nuk ka treguar asnjëherë nëse është i vaksinuar apo jo.

Grand slami Australian Open nis më 17 janar në Melbourne.

“Kam kaluar kohë fantastike dhe cilësore me më të dashurit e mi gjatë pushimit dhe sot po nisem (drejt Australisë) me leje përjashtimi”, shkroi Djokovic në Twitter.

Në fillim të kësaj jave, shefi i Australian Open Craig Tiley, tha se disa lojtarëve të pavaksinuar i ishte lejuar të luajnë në grand slamin e parë të vitit përmes përjashtimit mjekësor.

Serbi është në kërkim të thyerjes së rekordit për më së shumti tituj grand slam në histori, pasi tani për tani e ndan rekordin me dyshen Roger Federer dhe Rafael Nadal, me nga 30 tituj.

Derisa Federer do të mungojë shkaku i lëndimit, Nadal do të marrë pjesë në këtë turne. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...