Një dashuri që nisi me karton të kuq

PUBLIKUAR

Asnjë futbollist nuk do të fliste për një përfundim të lumtur të ndeshjes nëse disfata do të ishte rezultati final i saj dhe aq më pak nëse ai do ta linte fushën para kohe pas kartonit të kuq.

Por Jeff Hardevald e bëri, sepse kështu e takoi dashurinë e madhe të jetës, raporton Gazeta Express.

Shona Shukrula ishte gjyqtare e katërt e takimit të kategorisë së dytë të futbollit holandez mes Emmen dhe FC Edinhoven më 13 gusht 2021.

Hardeveld, mbrojtës i Emmen, u ndëshkua me karton të kuq në kohën shtesë dhe u nis drejt tunelit dhe pak para se të mbërrinte atje, ai kaloi pranë 30-vjeçares.

Megjithatë, i zhgënjyer, u duk sikur ai nuk e kishte vërejtur Shukrulan, e cila ka qenë gjyqtare e FIFA-s që prej vitit 2017. Por ata u takuan përfundimisht, siç tregojnë edhe profilet e tyre në Instagram.

Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale i shfaqin ata të dashuruar në kryeqytetin italian, Romë. Ajo e konfirmoi lidhjen e dashurisë me futbollistin duke e përshkruar fotografinë me të: “Është zyrtare”.

Një ndeshje që mbaroi në pakënaqësi për Hardeveldin ishte në të njëjtën kohë një pikënisje e një gjëje ndryshe nga futbolli. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...