Konkurrencë për Rrahmanin, Napoli huazon mbrojtësin e Man Utd-s

PUBLIKUAR

Qendërmbrojtësi i Manchester United, Axel Tuanzebe është afër huazimit te skuadra italiane, Napoli për pjesën e mbetur të sezonit.

24-vjeçari është i huazuar te Aston Villa, ndërsa është produkt i akademisë së Manchester Unitedit.

Ai nuk pritet të vazhdojë me Aston Villan, ndërsa do t’i bashkohet Napolit që momentalisht gjendet në vendin e tretë, transmeton Gazeta Express.

Tuanzebe, që ka bërë gjithsej 45 paraqitje për Aston Villan, nuk ka pasur minutazhë që nga ardhja e Steven Gerrard në krye. Ai ka luajtur vetëm tetë minuta që nga caktimi i Gerrard si trajner i Aston Villas.

Tuanzebe iu bashkua Manchester Unitedit në moshën tetë vjeçare dhe ka bërë 37 paraqitje për ekipin e parë që nga debutimi në vitin 2017.

Kështu, nëse Tuanzebe huazohet në Napoli, do të jetë konkurrent i qendërmbrojtësit kosovar, Amir Rrahmani, që në këtë vit e ka “blinduar” pozitën e titullarit. /Gazeta Express/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...