Arsenali dhe Barcelona në garë për Isakun

PUBLIKUAR

Arsenali dhe Barcelona janë duke e udhëhequr garën për sulmuesin suedez të Real Sociedadit, Alexander Isak.

Isak ka treguar formë të lartë për Sociedadin dhe Kombëtaren e Suedisë në vitet e fundit dhe ka rënë në sytë e klubeve të mëdha evropiane, raporton Gazeta Express.

Ai pritet të largohet nga klubi spanjoll në të ardhmen e afërt për një shumë të majme parash.

Raportohet se Arsenali dhe Barça janë duke i prirë garës për t’i siguruar shërbimet e 22-vjeçarit.

Katalonasit janë duke e rindërtuar skuadrën me futbollistë të rinj nën udhëheqjen e legjendës së klubit Xavi Hernandez, ndërkohë që topçinjtë janë në kërkim të një sulmuesi, pasi trajneri Mikel Arteta është i pakënaqur me dyshen Alexandre Lacazette dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Isak, i cili ka marrëveshje me Sociedadin deri në verën e vitit 2026, i ka shënuar shtatë gola në 21 paraqitje në të gjitha garat për klubin e La Ligës deri tani këtë sezon. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...