Dua Lipa relaksuese në setin e ri fotografik

PUBLIKUAR

Dua Lipa hyri beqare në vitin e ri dhe duket se ka motiv për diçka të re.

Këngëtarja e njohur ka publikuar setin e ri të fotografive në rrjetin Instagram, ku duket e relaksuar.

“Cili është motivi”, ka shkruar Dua Lipa, e cila shfaqet në pantallona të gjelbra, të cilat kanë zgjuar kërshërinë e disa nga fansave të shumtë.

“Këto pantallona më kujtojnë turneun muzikor të vitit 2017”, shkruan një fans.

Edicioni i fundit i fotove të autores së “Levitating” vijnë pas pushimeve që ajo kaloi në një jaht në St. Barts përpara vitit të ri.

Lipa u fotografua duke u shoqëruar me miqtë dhe familjen në bordin e anijes luksoze, ku thithi disa rreze dielli ndërsa lexonte, bisedonte dhe po zhytej në detin e pastër blu.

Pushimet e saj vijnë më shumë se një javë pasi ajo dhe i dashuri për një kohë të gjatë Anwar Hadid thuhet se janë ndarë.

SHIKO MË SHUMË

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...

Momenti më i bukur gjatë karrierës? Oriola Marshi befason me përgjigjen e saj (foto)

Modelja e njohur, Oriola Marashi së fundmi iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në...