Manchester United përgatit ofertën e re për Declan Rice

PUBLIKUAR

Manchester United thuhet se do të provojë prapë të nëshkruajë me Declan Rice nga West Ham, teksa është duke e përgatitur një ofertë prej 120 milionë euro për shërbimet e mesfushorit.

Sipas gazetës ‘The Sun’, trajneri i përkohshëm Ralf Ragnick ka miratuar marrëveshjen për ta sjellë anglezin në “Old Trafford” verën e ardhshme.

West Ham e filloi sezonin në formë mahnitëse, por gjatë gjithë dhjetorit kishin vetëm dy fitore në tetë ndeshje në të gjitha kompeticionet, të cilat i panë ata të largohet nga top katërshja në tabelë.

Përderisa ata ishin vendosur në top katërshe përpara dhjetorit, forma e tyre gjatë atij muaji ka hedhur dyshime nëse do të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, me Unitedin që pret të sigurojë shërbimet e Rices.

Rrjedhimisht, Djajtë e Kuq po përgatisin një ofertë 120 milionëshe, pasi e dinë se West Ham nuk do të pranojë më pak.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...