Barcelona s’është në gjendje ta regjistrojë Torresin, i cili i kushtoi 55 milionë euro

PUBLIKUAR

Barcelona mund ta këtë blerë Ferran Torresin nga Manchester City për 55 milionë euro, por ende nuk e ka regjistruar përfaqësuesin spanjoll si lojtar të vetin dhe për ta bërë këtë do t’i duhet t’i shesë disa lojtarë paraprakisht.

Barça i kishte nxjerrë në treg disa lojtarë edhe para se ta kthente në shtëpi spanjollin e vlerësuar shumë, raporton Gazeta Express.

Trajneri i Barçës Xavi, megjithatë, nuk është në gjendje të thotë me siguri se kur Torres do të mundë të regjistrohet për të pasur të drejtë të debutojë për katalonasit.

Barça ka telashe financiare dhe një faturë të majme pagash, prandaj i duhet të bëjë shitje gjatë janarit për të krijuar hapësirë për regjistrimin e Torresit.

Duke folur për 21-vjeçarin, Xavi tha: “Ferran Torres është blerje spektakolare, si lojtar dhe si person”.

“Do ta shohim si është gjendja me kufizimin e pagave, nëse është e mundur tani. Disa lojtarë duhet të largohen. Nëse e bindim Ousmane Dembelen ta vazhdojë kontratën dhe ta ulë pagën, atëherë do të jemi në gjendje ta regjistrojnë Torresin dhe shpresoj se kjo do të ndodhë”, shtoi ai. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...