Ancelotti s’e di nëse Real Madridi do ta blejë Mbappen

PUBLIKUAR

Carlo Ancelotti ka thënë se nuk e di nëse Real Madridi do të nënshkruajë me Kylian Mbappen këtë vit.

Mbappe është i lirë të bisedojë me klubet e tjera tani, pasi marrëveshja e tanishme me Paris Saint-Germain i mbaron në verë, raporton Gazeta Express.

Madridi është favorit për të nënshkruar me përfaqësuesin e Francës, pasi verën e kaluar ishte përpjekur ta bindte PSG-së t’ia shiste atë.

I pyetur nëse skuadra e tij do të përpiqet ta afrojë Mbappen në afatin kalimtar të janarit, Ancelotti la të kuptohej se Madridi do të provojë në verë.

“Nuk e di. Mendoj se ne do të vazhdojmë të luftojmë për tituj”, tha Ancelotti.

“(Përpjekjet për të nënshkruar me Mbappen) janë gjëja e fundit që duhet të bëjmë tani, por mendoj se kjo do të ndodhë më 30 qershor”, shtoi ai.

Edhe pse Mbappe në verë e pranoi se donte t’i bashkohej gjigantit spanjoll, ai këmbënguli së fundi se nuk do të largohet nga PSG-ja pa përfunduar ky sezon./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...