Punëtori i KEDS-it tregon ngjarjen interesante kur dikush ia kishte këputur rrymën vëllaut të tij

PUBLIKUAR

Punëtori i KEDS-it në terren, Shefki Gashi i ftuar në emisionin “Ju flet Prishtina” në Klan Kosova ka treguar disa ngjarje interesante gjatë punës që e bën çdo ditë.

Ai tregoi një rast ku një person ia kishte këputur rrymën vëllaut të tij dhe nuk donte t’i lejonte punëtorët e KEDS-it që t’i rregullonte.

Njëri ia ka këput rrymën vëllaut, e s’më lejojke me zbrit nga shtylla elektrike, kur ia rregullova rrymën, pastaj u dasht me e thirr policinë”, u shpreh Gashi.

Ai tregoi se frika më e madhe e tyre gjatë punës është se mos lëndohen.

Gashi gjithashtu theksoi  se shpesh kanë edhe probleme me qenët endacakë, përcjell Klankosova.tv.

“Më shumë frikësohemi se mos po lëndohemi në terr, ne pemë. Ndonjëherë edhe këndojmë, ndonjëherë kënga edhe lodhjen ta hjek. Me qenë shtyllat pak të vjetra, normal që është frika, po i marrim i lidhim me ndonjë përques që ta sigurojmë terrenin dhe ta kryejmë punën. Ndonjëherë kemi edhe probleme me qentë endacakë.”, u shprëh ai.

Tutje, Gashi për Vitin e Ri 2022, ndër të tjera shpreson të ketë kushte më të mira të punës.

 

SHIKO MË SHUMË

Po gjobiten me të madhe kamionët që s’po respektojnë vendimin e ministrisë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se më 1 korrik të këtij viti janë shqiptuar...

Arrestohet një shtetas i huaj për kërcënime ndaj përfaqësuesve të lartë të Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj, i dyshuar për veprën penale...

Grabitje me armë

Një grabitje e armatosur është raportuar mbrëmjen e së dielës në Rahovec. Sipas raportit 24-orësh...