Pak orë para ndërrimit të moteve, ministri viziton Kuzhinat popullore humanitare

PUBLIKUAR

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vizituar sot disa nga Kuzhinat popullore humanitare.

Me këtë vizitë, Krasniqi përfundoi aktivitetet e tij me MAPL-në për vitin 2021.

 

Sot, kam përmbyllur aktivitetet e këtij viti me vizitën time në disa nga Kuzhinat popullore/humanitare të cilat janë mbështetur nga Qeveria e Republikës së Kosovës përmes Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve në kuadër të masës 3.4.

Shoqata bamirëse humanitare ‘Bereqeti’, Shoqata Humanitare Pejane, Shoqata ‘Dera e Mëshirës’ Kuzhina Humanitare ‘Vëllezërit e diasporës – Fadil Dukagjini’, janë disa nga Kuzhinat popullore/humanitare të cilat ofrojnë ushqim ditor për qindra qytetarët nga të gjitha komunitete.

Gjatë kësaj vizite, u njoftova për mundësitë të cilat i ofrojnë këto kuzhina humanitare dhe për sfidat të cilat ballafaqohen këto shoqata” ka shkruar Krasniqi në Facebook.

SHIKO MË SHUMË

Po gjobiten me të madhe kamionët që s’po respektojnë vendimin e ministrisë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se më 1 korrik të këtij viti janë shqiptuar...

Arrestohet një shtetas i huaj për kërcënime ndaj përfaqësuesve të lartë të Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj, i dyshuar për veprën penale...

Grabitje me armë

Një grabitje e armatosur është raportuar mbrëmjen e së dielës në Rahovec. Sipas raportit 24-orësh...