Alban Ramosaj reagon për herë të parë pas humbjes në Festivalin e RTSh-së

PUBLIKUAR

Këngëtari shqiptar ka bërë një reagim në rrjete sociale.

 

Alban Ramosaj, pas prezantimit të veçantë në Festivalin e RTSH-së ka shkruar disa fjalë për ata që e pëlqyen projektin e tij muzikor, shkruan lajmi.net.

“Theje”, u titullua kënga e tij e cila u pëlqye tejet shumë nga publiku, madje u bë pretendent për të fituar çmimin e parë, megjithatë ai u rendit i dyti më radhë pas Ronela Hajatit.

Pas përfundimit të spektaklit, Ramosaj shkroi se ky vit ka qenë i tij dhe falënderoi fansat.

Postimi i plotë i këngëtarit:

Ky është postimi i tij i plotë (pa ndërhyrje):

“Per dashamiresit e mi,

Pas nje dite te gjate pushimi kisha deshiren t’ju falenderoja nga zemra per mbeshtetjen pergjate si dhe pas festivalit.

Ju premtoj qe do vazhdoj te shkruaj e te kompozoj art te cilesise me te larte qe t’ju preki zemrat dhe stimuloj mendjet.

Ky vit, fal jush ishte i imi! – Jo per numrat e trofeve qe kam cuar ne shtepi por prej dashurise masive qe me keni falur, dhe sic degjoj, shof, ndjej dhe lexoj po vazhdoni t’ma jepni pa kushte, pa kursim…

Per kte, perulem para jush!!

MIRENJOHJE!

Ndersa per jo-dashamiresit e mi

#LejNajLlafPaThene #EMbajNjeSyMbyll

Pertej shakase dhe referencave te #Theje

Kam perveshur menget, behuni gati – 2022!

Per Familjen time…

@antigoneramosaj O Ma, FITOVA!!

Fitova dashni, duartrokitje, eksperience, mesime, miq te rinj (nder te cilet: Gjergj Leka!!), fitova rrespekt!

Faleminderit per cdo sakrifice dhe mund qe ke derdhur per t’me fal mundesine e te jetuarit jeten ashtu sic ma ka shpirti… poetikisht.

Te kam “borxh” frymen./Lajmi.net/

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...