Memli Krasniqi me videoadresim, uron Vitin e Ri 2022

PUBLIKUAR

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, nëpërmjet një videoadresimi ka uruar Vitin e Ri 2022 për të gjithë qytetarët, duke thënë se ky është një moment falënderimi për njëri-tjetrin, për familjen dhe për miqtë.

Krasniqi falënderoi profesionistët shëndetësorë, policët, mësimdhënësit, ndërmarrësit, bashkatdhetarët, dhe të gjithë të tjerët, që me përkushtimin e tyre të palodhur, e bënë më të lehtë edhe këtë vit të rëndë pandemik.

“Secili prej tyre ka pasur nevojë për më shumë mbështetje. Por, ata nuk u ndalën. Pëkundrazi. Sakrifikuan dhe dhanë gjithçka nga vetja, pa kursim. Falenderim për vajzat dhe djemtë tanë të mrekullueshëm, që me talentin, punën dhe suksesin e tyre, si sportistë dhe artistë, lartësuan flamurin e Kosovës, nderuan shtetin, i dhanë shkëlqim të artë vendit, dhe e bënë krenarë gjithë kombin. Të gjithë, pa përjashtim, tregojnë për forcën që kemi për të qëndruar, për të punuar, e për të ecur përpara.”, tha ai.

I pari i PDK-së tha se shpreson se ky Vit i Ri do të jetë më mirë me shpresën për të qenë më i mirë, sepse ëndrrat tona të përbashkëta për një Kosovë të fortë, më të zhvilluar, e më demokratike nuk kanë përfunduar.

“Ne duhet të jemi krenarë për të arriturat e jashtëzakonshme të këtyre dy dekadave, duke qenë mirënjohës e jo mohues, kur së bashku kemi shkruar historinë e krijimit, ndërtimit dhe zhvillimit të shtetit tonë”, theksoi Krasniqi.

Ai tha se bashkë me qytetarët, pa dallim do të angazhohet për krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë, për mirëqenie, siguri, e drejtësi.

“Gëzuar të gjithëve ky vit i ri, me dëshirat më të mira për ju dhe familjet tuaja. Dhe veçanërisht, gëzuar dy burrështetasve – Hashim Thaçit e Kadri Veselit – dhe shokëve të tyre çlirimtarë, që ndonëse padrejtësisht e presin të mbyllur ndërrimin e motmoteve, janë krenarë që populli i Kosovës feston i lirë.”, përfundon video adresimi i kryetarit të PDK-së.

SHIKO MË SHUMË

Këto vende mbesin pa rrymë nesër

KEDS ka njoftuar për punimet që do të realizohen në rrjet dhe për pasojë...

Po gjobiten me të madhe kamionët që s’po respektojnë vendimin e ministrisë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se më 1 korrik të këtij viti janë shqiptuar...

Arrestohet një shtetas i huaj për kërcënime ndaj përfaqësuesve të lartë të Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të huaj, i dyshuar për veprën penale...