Morata i thotë “PO” Barçës

PUBLIKUAR

Sulmuesi spanjoll është i gatshëm të largohet nga Juventusi qysh në janar për t’u transferuar në “Camp Nou”

Alvaro Morata është i gatshëm të largohet nga Juventusi qysh në janar.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “AS”, përcjell “Gazeta Express”.

Menaxheri i lojtarit, Juanma Lopez ka folur tashmë me trajnerin Xavi Hernandez.

Ish-futbollisti i Real Madridit, Chelseat dhe Atletico Madridit nuk është i kënaqur me eksperiencën në Torino.

Dhe, ai do të shkonte në Barcelonë me sy mbyllur.

Mbi të gjitha pasi trajneri Xavi i ka premtuar atij se nuk do të qëndrojë në “Camp Nou” vetëm gjashtë muaj, por për një periudhë afatgjate.

Pa dyshim, tifozët e Realit nuk do ta prisnin aspak mirë transferimin e Moratas tek rivali i tyre i përbetuar. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...