Kiana Kryeziu e fiton medaljen e argjendtë dhe e bën një hap tjetër drejt normës olimpike

PUBLIKUAR

Skitarja kosovare, Kiana Kryeziu e ka fituar medaljen e argjendtë në garën ndërkombëtare të Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë (FIS), që po mbahet në Kollashin të Malit të Zi.

Kryeziu e fitoi medaljen në disiplinën e sllallomit duke përfunduar në vendin e dytë nga 15 pjesëmarrëse.

Koha e saj ishte 1 minutë e 57.77 sekonda, njofton Komiteti Olimpik i Kosovws, përcjell “Gazeta Express”.

17-vjeçarja arriti të përmbush kriterin e dytë për normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Për të fituar normën, i duhen edhe tri rezultate me më pak se 160 pikë të FIS-it.

Në konkurrencën e njëjtë, Arba Pupovci u rendit e shtata.

Gara e meshkujve e planifikuar për sot në sllallom u anulua shkaku i kushteve jo të përshtatshme të borës.

Për ekipin tonë që po drejtohet nga përzgjedhësi i Kombëtares, Agim Pupovci, gara e sotme ishte e fundit për këtë vit, kurse menjëherë nga janari do të vazhdojnë me gara tjera. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...