La Liga infektohet me COVID-19

PUBLIKUAR

Të gjitha klubet elitare spanjolle kanë raste pozitive, numri i të infektuarve është rreth 140

Pandemia COVID-19 është përhapur me të madhe në La Liga.

Në fakt, të gjitha 20 klubet elitare spanjolle janë prekur nga pandemia.

Vetëm në javën e fundit janë zbuluar 138 raste të infektimit me variantin e ri, Omicron, shkruan “Gazeta Express”.

Vetëm në Barcelonë janë 10 lojtarë të prekur me COVID-19.

Bëhet fjalë për futbollistët si Dest, Coutinho, Abde, Lenglet, Baldes, Alves, Alba, Gavi, Umtiti e Dembele.

Duke i përfshirë edhe lëndimet dhe suspendimet, gjigantit katalunas i kanë mbetur në dispozicion vetëm 9 lojtarë në dispozicion.

Andaj, “Blaugrana” rrezikojnë të mos e zhvillojnë ndeshjen e së dielës ndaj Mallorcës.

Ndërkohë, edhe Atletico Madridi është prekur nga virusi.

Katër futbollistë të madrilenëve kanë rezultuar pozitivë, plus trajneri Diego Simeone.

Bëhet fjalë për lojtarët si Koke, Griezmann, Herrera dhe Joao Felix, shkruan “Gazeta Express”.

Të gjithë të prekurit të La Ligas janë vetizoluar deri në kalimin e virusit.

Për shkak të rasteve në shtim e sipër, ndeshjet e kampionatit spanjoll në fillim të vitit të ri rrezikojnë të shtyhen.

Edhe në Premierligë në javët e fundit janë shfaqur qindra raste të infektimit me COVID-19. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...