Kina ua ndalon futbollistëve të bëjnë tatuazhe

PUBLIKUAR

Kina e ka vendosur një ligj i cili ua ndalon futbollistëve të bëjnë tatuazhe, duke iu ka bërë thirrje lojtarëve që kanë tatuazhe t’i heqin ato apo t’i mbulojë “si shembull i mirë për shoqërinë”.

Qeveria kineze e ka ndaluar çfarëdo vizatimi të artit në trup për lojtarët e Superligës kineze dhe për futbollistët që ftohen në ekipin kombëtar, raporton Gazeta Express.

Ky ligj u bë pasi mbrojtësi i Guangzhou Zhang Linepng u urdhërua t’i fshihte tatuazhet gjatë ndeshjeve me klubin dhe me ekipin kombëtar.

Për shkak të numrit në rritje të lojtarëve në elitën e futbollit kinez që po bëjnë tatuazhe, Administrata e Përgjithshme e Sportit e Kinës (GAS) ka vendosur t’ua ndalojë atyre tatuazhet.

“Ekipet kombëtare në të gjitha nivelet do t’i zbatojnë rreptësishtë rregullat relevante të menaxhmentit. Kjo do të dëshmojë frymën pozitive të lojtarëve të futbollit kinez dhe do të vendosë shembull të mirë në shoqëri”, thuhet në njoftimin e GAS.

/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...