Antonela Berisha ka disa fjalë pas largimit nga shtëpia

PUBLIKUAR

Të martën mbrëma nga shtëpia e famshme u largua, Antonela Berisha, e cila ishte në nominim me balerinin, Ilir Shaqiri dhe opinionistin, Meridian Ramçaj.

Ish-konkurrentja e emisionit të dashurisë “Për’puthen”, ka reaguar për herë të parë në  rrjetin social “Instagram” pas daljes, përmes këtij postimi ajo ka falënderuar të gjithë për përkrahjen.

Kujtojmë që Antonela gjatë javës së kaluar pati një debat të ashpër me këngëtaren, Big Mama, e si pasoj e këtij debati kjo e fundit vendosi të largohej nga shtëpia.

Ky është postimi i plotë i Berishës:

“Falënderuese për ju

Falënderuese për produksionin e palodhur

Falënderuese ndaj Arbana Osmanit e cila më dha mundësinë të përjetoja eksperiencën më të veçantë dhe të bukur të jetës time deri më tani.

Me pozitivitetin, çiltërsinë dhe dashamirësinë tënde me mikpritje, për këtë do të jem mirënjohëse gjithmonë! Falënderuese ndaj Lori Hoxha dhe Sara Hoxha autoreve tona dhe regjisorit Eduard Grishaj, të cilët kaluan çdo pritshmëri dhe e kaluan këtë emision në një tjetër nivel.

Falënderuese ndaj publikut dhe mbështetjes së gjithmonshme që më jepni, falënderuese për ju që më kuptuat, nuk gjej fjalët e duhura të ju them se sa jeni të rëndësishëm për mua.

Falënderuese gjithashtu edhe ndaj atyre që nuk më kuptuan dhe interpretuan gjithçka që si deshën. Në këtë botë ka vend për të gjithë. Big Brother VIP më ndryshoi dhe kjo falë jush Faleminderit për vitin më të rëndësishëm të jetës sime dhe kjo falë jush dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme, faleminderit familjes time që më bënë kockë të fortë t’i bëj ballë çdo situatë”.

SHIKO MË SHUMË

Rita Ora ndanë me fansat e saj në “Instagram’ lajmin e zgjedhjes së Presidentes së Kosovës

Këngëtarja me famë ndërkombëtare, Rita Ora, ka ndarë me ndjekësit e saj momentin e...

Martohet vëllau i Getit, me gazetaren e njohur

Ish-DJ dhe reperi Liberian Selimi është martuar me gazetaren Valmira Abdullahu. Ceremonia është mbajtur...

Momenti më i bukur gjatë karrierës? Oriola Marshi befason me përgjigjen e saj (foto)

Modelja e njohur, Oriola Marashi së fundmi iu është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në...