Suarez ka oferta nga Amerika

PUBLIKUAR

Sulmuesi uruguaian ka kontratë me Atletico Madridin deri në muajin qershor, mund të transferohet në MLS

Luis Suarez mund t’i japë fund eksperiencës evropiane në fund të këtij sezoni.

Sulmuesi uruguaian është duke i kaluar gjashtë muajt e fundit të kontratës me Atletico Madridin.

Për momentin, palët nuk duken të interesuar për ta vazhduar bashkëpunimin dyvjeçar.

Prandaj, “El Pistolero” mund të largohet nga Madridi në muajin qershor, përcjell “Gazeta Express”.

Sipas mediave të huaja, ish-futbollisti i Ajaxit, Liverpoolit e Barcelonës ka oferta nga klubet amerikane.

Janë dy klube të ligës MLS që i kanë bërë oferta të majme përfaqësuesit uruguaian.

Mbetet të shihet nëse 34 vjeçari dëshiron të vazhdojë të luajë ende në Evropë apo e preferon një eksperiencë të re përtej Atlantikut. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...