Ralf Rangnick: Faji është i krejt ekipit, jo i një apo dy lojtarëve

PUBLIKUAR

Ralf Rangnick i ka hedhur poshtë kritikat drejtuar dy qendërmbrojtësve të tij kryesorë, Harry Maguire dhe Raphael Varane, duke thënë se përqendrimi duhet të jetë në përmirësimin e Manchester Unitedit si ekip e jo në individë.

Varane, i cili u rikthye pas një mungese prej 10 ndeshjeve shkaku i lëndimit, gaboi te goli i epërsisë së Newcastle kundër Unitedit në barazimin 1:1 në St James’ Park të hënën, duke e humbur topin para se Allan Saint-Maximin të shënonte për ekipin vendas, raporton Gazeta Express.

Maguire bëri paraqitje të dobët, po ashtu, veçanërisht në pjesën e parë.

Pas ndeshjes, legjenda e Unitedit Gary Neville e kritikoi ashpër Unitedin për paraqitjen në pjesën e parë dhe tha për Maguire se ai nuk është kapiten i vërtetë.

Duke folur para ndeshjes të së enjtes kundër Burnley të enjten në Old Trafford, trajneri i përkohshëm i Unitedit Rangnick i mbrojti nga kritikat dy mbrojtësit e vet kryesor dhe tha se ekipi i tij duhet të përmirësohet kolektivisht.

“Raphael nuk ka luajtur që pesë apo gjashtë javë dhe madje edhe para ndeshjes me Tottenhamin, ai ishte i lënduar”, tha Rangnick.

“Ai gaboi te goli i parë që e pranuam. Por përveç atij gabimi, ai luajti mirë. Nuk them se ai ishte i shkëlqyer, njëlloj edhe Harry, por ata ishin në rregull”, theksoi ai.

“Nuk ka kuptim të flasësh për paraqitjen individuale të lojtarëve. Ne duhet të përmirësohemi si ekip”, shtoi ai/Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...