Mbappe mbetet në Paris së paku deri në fund të sezonit

PUBLIKUAR

Sulmuesi francez ka siguruar se nuk do të largohet nga Paris Saint-Germaini gjatë janarit

Kylian Mbappe do të qëndrojë në Paris Saint-Germain së paku deri në fund të sezonit.

Sulmuesi francez është objektiv i Real Madridit dhe spekulohej se ai mund t’i bashkohet klubit spanjoll qysh në janar.

Flitej se PSG-ja mund ta shesë lojtarin muajin tjetër, për të mos e humbur pa para verën tjetër, shkruan “Gazeta Express”.

Kjo pasi kampioni i botës me Francën ka hyrë në gjashtë muajt e fundit të kontratës.

Sidoqoftë, ish-futbollisti i Monacos ka konfirmuar se nuk do të largohet në afatin kalimtar të janarit.

Gjithashtu, ai shpreson që ta fitojë Ligën e Kampionëve me klubin francez.

Nëse nuk e vazhdon kontratën me parisienët, 23 vjeçari mund të transferohet në Madrid gjatë verës që vjen.

PSG-ja nga ana e saj po e bën të pamundurën që ta bindë atë që ta vazhdojë kontratën. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...