Arteta infektohet me Covid-19 për herë të dytë, mungon kundër Man Cityt më 1 janar

PUBLIKUAR

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, do të mungojë në ndeshjen e skuadrës së tij kundër Manchester Cityt në Ditën e Vitit të Ri, pasi ka dalë pozitiv në testin për Covid-19.

Spanjolli, i cili ishte infektuar me koronavirus edhe në mars të vitit 2020, do të qëndrojë i ngujuar në shtëpi tani, raporton Gazeta Express.

Arsenali njoftoi: “Mikel Arteta do të mungojë në ndeshjen tonë kundër Manchester Cityt në Ditën e Vitit të Ri, pasi doli pozitiv në testin për Covid-19”.

“Mikeli është izoluar në përputhje me udhëzimet e Qeverisë dhe ne i urojmë shërim të shpejtë”.

Arteta është i detyruar të qëndrojë i ngujuar në shtëpi për një javë.

39-vjeçari është trajneri i tretë në Premierligë që infektohet me virus gjatë periudhës festive, pas Patrick Vieiras së Crystal Palace dhe Steven Gerrard të Aston Villës./Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...