Ministri i Shëndetësisë ndodhet në Amerikë, Kurti thotë se ai do të punojë online

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në një konferencë për faktin se ministri i ri i Shëndetësisë, Rifat Latifi po udhëton që dy herë në Amerikë për çështje private.

Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media është pyetur për arsyen e shkuarjes së ministrit të Shëndetësisë, Rifat Latifi, në SHBA, raporton Express

Kurti deklaroi se ministri Latifi do të punojë edhe nga Amerika, por këtë do ta bëjë online.

“Nuk ka person që nuk është online dhe i koordinon punët. Pas një karriere në SHBA, një çik si shpejt është dashur të përgatitet të vijë në Kosovë dhe direkt në pandemi. Nuk mund të them se është për qëllime personale sa për institucionin që ka punuar atje. Ka numër të pafundmë të studentëve që kanë doktoruar e magjistratura te ai. Ai mua më ka siguruar që duke i ndarë punët dhe duke qenë ‘online’ nuk do ta cenojë bashkërendimin në MSh”, ka deklaruar Kurti.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...