Paralajmërimet për zgjedhje të reja në pranverë, flet kryeministri Kurti

PUBLIKUAR

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar deklaratat e opozitës, se në prill të vitit të ardhshëm do të ketë zgjedhje, raporton Express

Kurti ka ironizuar me opozitën, duke thënë se ‘mos e kanë pasur fjalën për 1 prill’, e duke aluduar kështu në ditën që njihet si “Dita e gënjeshtrave”.

“Kur kanë menduar për zgjedhjet në prill duhet që t’i pyesni se mos e kanë pasur fjalën për 1 prillin”, ka deklaruar Kurti. Ndërkaq në anën tjetër unë ua uroj vitin e ri edhe z.Abdixhiku edhe opozitës në përgjithësi. U dëshiroj gjitha të mirat në përgjithësi”, ka deklaruar Kurti.

Ndryshe, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, pati deklaruar se insistimi i Qeverisë për të mos e krijuar Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, është si kartë për ta dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme gjatë vitit të ardhshëm.

Po ashtu, deputetja tjetër e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se Kurti mund ta dërgojë vetë vendin në zgjedhje, pasi e ka më shumë se 50 përqind të fuqisë politike.

Sipas, Musliu-Shoshit dialogu është një proces në të cilin Qeveria Kurti do të duhej të ishte transparente me opozitën dhe korrekte me partnerët strategjik sidomos me ShBA-në dhe BE-në./GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Ardhja e bashkatdhetarëve në vendlindje, kjo është gjendja në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme përditësoi...

Këto vende mbesin pa rrymë nesër

KEDS ka njoftuar për punimet që do të realizohen në rrjet dhe për pasojë...

Po gjobiten me të madhe kamionët që s’po respektojnë vendimin e ministrisë

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se më 1 korrik të këtij viti janë shqiptuar...