Blogerja shqiptare, Sarah Berisha, është njëra ndër banoret më të komentuara në shtëpinë e famshme për shkak të lidhjes me ish-banorin, Pajtim Krasniqi i njohur si DJ PM.
Sarah shpeshherë është shfaqur e përlotur duke u shprehur se nuk e përballon dot presionin dhe se duket dalja e DJ PM ia ka vështirësuar gjendjen emocionale, pasi këtë javë ajo ka kaluar disa ditë jo të mira.
Ditën e sotme, ndjekësit e kanë surprizuar duke i dhënë një mesazh, ata i kanë dërguar në oborrin e shtëpisë një parashutë në të cilën shkruaj një dedikim:
“Sarah supergirl. Çika e Pm, vajza me shpirtin e bukur si ty i duhet shoqërisë. Love you, your fans”.

Kjo surprizë e ka gjetur të papërgatitur blogeren e cila është lumturuar shumë.
Vlen të theksohet se kjo është hera e dytë që Sarah merr një surprizë të tillë. Pak javë më parë fansat i dërguan në shtëpi një bluzë me foton e saj me PM dhe një dedikim. Por, që gjatë asaj kohe Pajtimi ishte brenda.


