Haxhiu merr vendimin e radhës/ Cakton zëvendësuesin e Avokatit të Përgjithshëm Shtetëror

PUBLIKUAR

Arsim Zuka është caktuar zëvendësues i Avokatit të Përgjithshëm Shtetëror.

Vendimi është marrë nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Zuka sipas vendimit të cilin e ka siguruar IndeksOnline obligohet që detyrat dhe përgjegjësitë t’i kryej në pajtim me legjislacionin përkatës në fuqi.

Deri më tani këtë pozitë e mbante Sami Istrefi të cilit i përfundon mandati i rregullt.

Vendimi hyn në fuqi nga data 29.12.2021.

Detyrat dhe përgjegjësitë e Avokaturës Shtetërore janë:

I. Përfaqësimi i Ministrisë, Qeverisë dhe entiteteve tjera pranë organeve gjyqësore, pranë arbitrazheve si dhe organeve tjera administrative;
II. Hartimi i parashtresave ligjore, memorandumeve dhe ndonjë dokumenti tjetër që kërkohet në lidhje me përfaqësimin gjyqësor që përfshinë Qeverinë e Kosovës;
III. Përfaqësimi i Ministrisë dhe entitetet tjera që janë pjesë e Qeverisë së Kosovës në ndërmjetësim si dhe procedura të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve alternative, brenda limitit të autoritetit të deleguar;
IV. Përgatitja e këshillave ligjore, rekomandimeve, vendimeve, udhëzimeve dhe opinioneve brenda fushëveprimit të Ministrisë;
V. Përcjellja, shqyrtimi dhe analizimi i dispozitave ligjore në lidhje me përfaqësimin gjyqësor për përcaktimin e pengesave normative dhe administrative si dhe propozimit të masave për eliminimin e tyre;
VI. Bashkëpunimi me të gjitha palët që janë subjekt në procedurë gjatë procesit të përfaqësimit gjyqësorë.

SHIKO MË SHUMË

Gjetja e mbetjeve mortore në Kalludër e Jabukë, Kurti njofton kush janë tre të identifikuarit e radhës

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se, pas identifikimeve të para nga mbetjet mortore të...

Gjykata ia cakton një muaj paraburgim të pandehurit për sulm ndaj personit zyrtar: Ndryshe mund të arratisej, është edhe shtetas turk

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka caktuar masën prej një muaj paraburgim të pandehurit...

Dogana zbulon mallra të padeklaruara në kabinën e një kamioni në Han të Elezit

Dogana e Kosovës, gjatë kontrolleve të rregullta në pikën e kalimit kufitar në Han...