Benzema, i padiskutueshëm për Ancelottin

PUBLIKUAR

Karim Benzema është futbollist i padiskutueshëm për Carlo Ancelottin.

Trajneri i Real Madridit është i gatshëm të heq dorë nga transferimi i Erling Haalandit, vetëm për ta konfirmuar si titullar sulmuesin francez.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi spanjoll “El Nacional”, përcjell “Gazeta Express”.

“Los Blancos” shihen si njëri prej klubeve që e duan sulmuesin e Borussia Dortmundit.

Mirëpo, trajneri italian nuk dëshiron ta lë në bankinë Benzeman, i cili po kalon nëpër një formë jetësore.

Me këtë rast, Reali mund të shkojë me Planin B.

Në fakt, “Mbretërit” mund ta kërkojnë sulmuesin e Fiorentinës, Dusan Vlahovic.

Mirëpo, “Viola” për të i kërkon hiç më pak se 80 milionë euro.

Vlahovic mund të përmirësohet duke luajtur me Benzeman dhe duke marrë këshilla nga veterani i sulmit francez. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...