Sevilla synon ta marrë Martialin në formë huazimi

PUBLIKUAR

Sulmuesi francez e ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga Manchester United gjatë janarit pasi e do një ekip ku do të mund të luajë në vazhdimësi

Sevilla ia ka bërë një ofertë zyrtare Manchester Unitedit për sulmuesin Anthony Martial.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik “Sky Sports”, përcjell “Gazeta Express”.

Në fakt, ekipi andaluzian synon ta marrë 26 vjeçarin në formë huazimi për gjashtë muaj.

Ndërkohë, në marrëveshje mund të përfshihet edhe opsioni që klubi spanjoll ta blejë përfundimisht kartonin e futbollistit gjatë verës së ardhshme.

Martial i ka kaluar shtatë sezone të karrierës në “Old Trafford”.

Por, trajneri i përkohshëm, Ralf Rangnick ka zbuluar se futbollisti francez është i vendosur për t’u larguar nga “Teatri i Ëndrrave” gjatë janarit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...