Ministri Çeku jep detaje për punimet në Kompleksin “Adem Jashari”

PUBLIKUAR

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka mbajtur konferencë për medie për raportimin e fundvitit dhe planet për vitin e ardhshëm.

Ai me këtë rast ka thënë se kanë identifikuar 200 monumente të trashëgimisë që janë në rrezik të shkatërrimit, duke shtuar se kanë ndarë 5.4 milionë euro për mbrojtjen e trashëgimisë.

“Kompleksi Adem Jashari, këto ditë nisin punimet emergjente, vitin e ardhshëm do të hapim konkurs ndërkombëtar për master-planin”.“200 monumente në rrezik. Po restaurojmë shumë objekte në gjithë vendin. Sot kemi dorëzuar 54 për mbrojtje të përhershme. Për vitin 2022, kemi planifikuar 5.4 milionë për mbrojtjen e trashëgimisë”.

Ceku ka sqaruar se me Shqipërinë kanë arritur marrëveshje anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

“913 mijë euro janë nda për OJQ për mbrojtjen e trashëgimisë. Me Shqipërinë kemi marrëveshje për anëtarësim në organizata ndërkombëtare”.

“Kemi marrë nismë për kthimin e artefakteve. Kemi sigluara hapësirë për baletin, filarmoninë. 3.8 milionë euro përkrahje për artistët”.Ai më tej tha se do të shtohen kapacitet për prodhimin e filmave në mënyrë që kjo industri të kthehet në mundësi për investime, raporton EO.

“Filmin do ta kthejmë në mundësi investimi, do të kemi ligj të veçantë. Vitin tjetër teatri për operën, jemi në procedura për objektin.“Me Shqipërinë kemi edhe kalendarin përbashkët kulturorë. Sporti, sfidë investimet kapitale, mungesa e projekteve”.

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi fizikisht të dashurën në autostradën Ferizaj–Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një shtetas i Kosovës është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht të dashurën...

Ardhja e bashkatdhetarëve në vendlindje, kjo është gjendja në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme përditësoi...

Këto vende mbesin pa rrymë nesër

KEDS ka njoftuar për punimet që do të realizohen në rrjet dhe për pasojë...