Njoftim me rëndësi për ata që pritet t’i nënshtrohen testit teorik për patent-shofer

PUBLIKUAR

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se zëvendësministri Hysen Durmishi do të mbajë nesër konferencë për media, raporton Express.

Sipas njoftimit të kësaj ministrie, kjo konferencë ka për qëllim funksionalizimin e E-testimit -pjesa teorike në gjithë gjitha qendrat e patentë-shoferëve, në territorin e Republikës sëe Kosovës.

“Projekti ka filluar së implementuari në njësinë në Prishtinë, tani jemi në fazën finale që ta jetësojmë në gjitha njësitë për patentë- shofer në Republikën e Kosovës (Gjilan, Ferizaj, Prizren, Gjakovë, Pejë dhe Mitrovicë) dhe jemi në rrugë të mbarë për të funksionalizuar në tërësi projektin  e “E-Testimit”.

Realizimi i këtij projekti është reformë shumë e rëndësishme për vendin, ku përmes këtij aplikacioni do të rritet cilësia e testimit të kandidatëve për patentë-shofer në pjesën teorike, efikasiteti në testim, transparenca gjatë testimit, digjitalizimi i sistemit etj”, thuhet në njoftim.

Konferenca do të organizohet duke filluar nga ora 10.30, në objektin e Stacionit të autobusëve në Prishtinë-qendra e patentë-shoferëve në Prishtinë./Express

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi fizikisht të dashurën në autostradën Ferizaj–Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një shtetas i Kosovës është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht të dashurën...

Ardhja e bashkatdhetarëve në vendlindje, kjo është gjendja në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme përditësoi...

Këto vende mbesin pa rrymë nesër

KEDS ka njoftuar për punimet që do të realizohen në rrjet dhe për pasojë...