Guardiola nuk kënaqet asnjëherë, trajneri spanjoll ka “zili” shpejtësinë e Liverpool

PUBLIKUAR

Nëntë fitore radhazi në Premier League, 18 gola në katër ndeshjet e fundit dhe vendi i parë në kampionat me gjashtë pikë diferencë nga ndjekësit e Liverpool, nuk mjaftojnë që trajneri i Manchester City, Pep Guardiola të jetë plotësisht i kënaqur nga skuadra e tij.

Referuar Evening News, trajneri spanjoll së fundmi, ka pranuar se ekipi i tij nuk mund ta ketë shpejtësinë që kanë në sulm rivalët e tyre kryesor për titullin, Liverpool. “Ne nuk mund të sulmojmë më shpejt se kaq sa kemi bërë në këto ndeshje, thjesht nuk mundemi. Nuk jemi Liverpool-i.

Kur vjen puna te shpejtësia, te Liverpool janë maestro ndërsa ne jo. Ne e dimë se duhet të luajmë shumë me topin, e dimë se durim nuk do të thotë se je i avashtë. Nëse ke në zotërim topin, atëherë është gjithçka në rregull pasi në këtë formë dikton lojën.

Të kesh stabilitet do të thotë të kesh topin dhe jo të mbrohesh në 40-metrat e fundit, apo 40-metra më përpara. Një ekip i stabilizuar ka të bëjë vetëm me zotërimin e topit dhe asgjë më shumë”, thekson Guardiola.

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...