Organizatori i protestës për Kurtin që fajësoi qeveritë e kaluara për rrymën: Të kemi zgjedh për me na zgjidhë problemet

PUBLIKUAR

Një nga organizatorët e protestës së sotme para KEDS-it dhe Qeverisë, Denis Krasniqi, i ftuar në “Frontal” në T7 tha se kërkesa e protestuesve ka qenë të ketë rrymë 24 orë në shtatë ditët e javës, të shkarkohet ministrja Artane Rizvanolli dhe të fillojë procesi për shtetëzimin e KEDS-it.

“Ministrja ka thënë se rryma po përdoret për komoditet, a janë dritat e ngrohja komoditet? Diku rreth 20 kontrollera nuk shpenzojnë sa një poç elektrik”, tha ai në Frontal.

Tutje, ai tha se KEDS-i duhet t’i kthehet Kosovës, pasi besojnë “se do të mirembahej më mirë rrjeti energjetik”.

Për Kryeministrin Kurti dhe pjesën që ai ia hodhi fajin qeverive të kaluara për krizën energjetike, organizatori i protestës tha “nuk na intereson se të kemi zgjedh për me na i zgjidh problemet”.

“Këto arsyetimet e Kurtit mujn me i dhezë një herë ose dy por mendojmë që duhet të ketë punë konkrete nga Qeveria”, u shpreh ai.

Ai tha se prapa protestës qëndron shoqëria civile dhe qytetarët e vendit të cilët po e shprehim revoltën me anë të protestës, “pasi po na mohohet një e drejtë”.

“Nuk mundesh me punu as me funksionu pa rrymë”, tha ai tutje.

FRONTAL-in mund ta ndiqni LIVE KËTU

SHIKO MË SHUMË

Sulmoi fizikisht të dashurën në autostradën Ferizaj–Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Një shtetas i Kosovës është arrestuar nën dyshimin se ka sulmuar fizikisht të dashurën...

Ardhja e bashkatdhetarëve në vendlindje, kjo është gjendja në pikat kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme përditësoi...

Këto vende mbesin pa rrymë nesër

KEDS ka njoftuar për punimet që do të realizohen në rrjet dhe për pasojë...