Tottenham në “pole position” për transferimin e Kessiet

PUBLIKUAR

Tottenham Hotspur është ekipi që po prin në garë për transferimin e mesfushorit të Milanit, Franck Kessie.

Kontrata e 25-vjeçarit në San Siro skadon në fund të këtij sezonit, që nënkupton se ai do të jetë futbollist i lirë verën e ardhshme, transmeton Gazeta Express.

Tottenham beson se do t’i sigurojnë shërbimet e Kessiet në një parakontratë në janar, ndërsa futbollisti t’i bashkohet ekipit të Contes në sezonin e ardhshëm.

Sipas medias britanike, Express, edhe Manchester United edhe Arsenal kanë shprehur interesim për Kessie, por Tottenhami mbetet destinacioni më i mundshëm, teksa klubi ka vendosur kontaktet me të afërmit e lojtarit.

Ai është i lirë të negociojë me cilindo ekip që nga 1 janari. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...