7 raste me koronavirus në ekipin e njohur spanjoll

PUBLIKUAR

Vala e COVID-19 e ka prekur edhe ekpin nga La Liga spanjolle, Espanyol. 

Klubi bardheblu bëri testet për Covid-19 në skuadër pas pushimit të Krishtlindjeve dhe ka mbërritur një lajm i keq.

Janë shtatë raste pozitive, pesë te lojtarët dhe dy të tjerë në stafin teknik, transmeton Gazeta Express.

Njoftimi është bërë nga vet klubi përmes një komunikate për media.

“Testet PCR të kryera këtë të dielë tregojnë pesë rezultate pozitive në mesin e të gjithë lojtarëve në ekip dhe dy të tjerë në staf. Në përputhje me La Liga dhe duke ndjekur të gjitha protokollet shëndetësore, këta anëtarë të skuadrës janë izoluar dhe po ecin mirë”, thuhej ndër tjera në komunikatë.

Nuk dihet identiteti i lojtarëve që kanë rezultuar pozitivë. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...