Rekord rastesh me koronavirus në Premierligë

PUBLIKUAR

Një rekord prej 103 raste kanë rezultuar pozitive me Covid në shtatë ditët deri dhe duke përfshirë 26 dhjetor në Premierligë.

Nga këto shifra, në mesin e të infektuarve ka futbollistë dhe staf të klubeve të elitës së futbollit anglez.

Rekordi i mëparshëm javor i ligës ishte 90 raste, i shpallur një javë më parë, transmeton Gazeta Express.

Gjithsej 15,186 teste u kryen midis 20 dhe 26 dhjetorit, pasi Premierliga ka rifutur testimin e përditshëm të lojtarëve dhe stafit.

Pesëmbëdhjetë ndeshje të Premierligës janë anuluar deri më tani gjatë dhjetorit për shkak të rasteve të koronavirusit. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...